Politikë

10 ditë deri te verdikti, 16 shtatori vendos fatin e ish-krerëve të UÇK-së

Edhe dhjetë ditë kanë mbetur deri në shpalljen e aktgjykimit në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

10 ditë deri te verdikti, 16 shtatori vendos fatin e ish-krerëve të UÇK-së
Fotografi e dërguar nga Fidan Jupolli.
Dëgjo artikullin 1 min

Edhe dhjetë ditë kanë mbetur deri në shpalljen e aktgjykimit në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se aktgjykimi do të shpallet më 16 shtator, në orën 10:00, pas një procesi gjyqësor që ka zgjatur disa vjet.

Shpallja ishte planifikuar fillimisht për 20 korrik 2026, por afati u shty për shkak të kompleksitetit të çështjes dhe vëllimit të madh të provave.

Në Kosovë ndërkohë ka nisur iniciativa “Ora e Pritjes”, e cila numëron ditët deri në aktgjykim.

Për 12 shtator është paralajmëruar edhe një marsh në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Të katër të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.

Scroll To Top