Wadephul: Reformat kyçe për Shqipërinë kanë mbështetjen e Gjermanisë
Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, tha se vijimi i reformave është kyç për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian dhe ka mbështetjen e plotë të Gjermanisë. Ai e dha…

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, tha se vijimi i reformave është kyç për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian dhe ka mbështetjen e plotë të Gjermanisë. Ai e dha këtë mesazh pas takimit me homologun shqiptar, Ferit Hoxha, në kuadër të Procesit të Berlinit në Mal të Zi.
Në postimin e tij të 1 tetorit, Wadephul bëri të ditur se e kishte përgëzuar Hoxhën për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
Sipas kryediplomatit gjerman, të dy u pajtuan për rëndësinë e zbatimit me përkushtim të agjendës së reformave të Shqipërisë. Mbështetjen e Berlinit ai e shprehu pikërisht në lidhje me vazhdimin e kësaj pune.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


