Pa kategori

Rasti Zekaj: Mungesa e kuorumit ndal punën e komisionit

Mungesa e kuorumit ka pamundësuar vazhdimin e mbledhjes së Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, ndërsa kryetari Burim Ramadani ka paralajmëruar rim bledhjen në orën 12:00.…

Rasti Zekaj: Mungesa e kuorumit ndal punën e komisionit
Dëgjo artikullin 1 min

Mungesa e kuorumit ka pamundësuar vazhdimin e mbledhjes së Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, ndërsa kryetari Burim Ramadani ka paralajmëruar rim bledhjen në orën 12:00.

“Në orën 12 do të mblidhemi sërish sot edhe të vazhdojmë me pikat e rendit të ditës”, ka thënë Ramadani.

Në rendin e ditës është zgjedhja e ekspertëve të jashtëm që do të angazhohen nga komisioni. Hetimi parlamentar përfshin veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, kritikoi mungesën e përgjegjësisë së anëtarëve, duke thënë se vonesat po pengojnë punën hetimore.

Ai pretendoi gjithashtu se shumica nuk kishte pranuar sërish ftesën për raportim të Zyrës së Kryeministrit. Rrahmani përmendi edhe mundësinë e thirrjes së kryeministrit, nëse kjo vlerësohet e nevojshme, dhe u bëri thirrje anëtarëve të tregohen të përgjegjshëm.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top