Pa kategori

Vuçiq pranon humbjen, ia njeh fitoren Listës Studentore

Aleksandar Vuçiq pranoi humbjen e listës së tij në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, duke thënë se, sipas mostrës mbi të cilën mbështetej, Lista Studentore kishte fituar dhe pritej…

Vuçiq pranon humbjen, ia njeh fitoren Listës Studentore
Dëgjo artikullin 1 min

Aleksandar Vuçiq pranoi humbjen e listës së tij në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, duke thënë se, sipas mostrës mbi të cilën mbështetej, Lista Studentore kishte fituar dhe pritej të merrte mes 135 dhe 140 mandate.

“Në bazë të mostrës, është e qartë se i kemi humbur këto zgjedhje. Ka fituar Lista Studentore, e cila do të ketë mes 135 dhe 140 mandate, ndërsa ne rreth 105 mandate”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se lista e tij kishte rreth 1,72 milionë vota, ndërsa Lista Studentore rreth 2,2 milionë. Këto shifra janë vlerësime të paraqitura nga Vuçiqi mbi bazën e një mostre, jo rezultate përfundimtare të shpallura nga komisioni zgjedhor.

Parlamenti i Serbisë ka 250 ulëse. Partia Përparimtare Serbe ishte në pushtet që nga viti 2012, ndërsa lëvizja studentore u fuqizua përmes protestave masive që kanë vazhduar për afro dy vjet.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top