Magyar i shkruan Kurtit: Çfarë zotimi jep për Kosovën
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, rikonfirmoi në letrën e urimit për Albin Kurtin përkushtimin për të kontribuuar në sigurinë e Kosovës përmes KFOR-it dhe mbështetjen për rrugën e saj evropiane.…

Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, rikonfirmoi në letrën e urimit për Albin Kurtin përkushtimin për të kontribuuar në sigurinë e Kosovës përmes KFOR-it dhe mbështetjen për rrugën e saj evropiane.
Kurti e pranoi letrën për mandatin e ri qeverisës nëpërmjet ambasadorit László István Dux.
“Dua t’ju shpreh urimet më të sinqerta për zgjedhjen tuaj Kryeministër i Republikës së Kosovës. Ne njohim rolin kyç të Kosovës në stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor”, shkroi Magyar.
Në letër, kryeministri hungarez e cilësoi një Ballkan Perëndimor prosperues si me rëndësi jetike për Hungarinë dhe kontinentin evropian.
“Në këtë frymë, më lejoni të ritheksoj se Hungaria mbetet e përkushtuar për të kontribuuar për sigurinë e Kosovës nëpërmjet pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it dhe për të mbështetur vendin tuaj në rrugën evropiane”, shkroi ai.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


