Pa kategori

Vuçiq mbron qëndrimin për varrimin e Mlladiqit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se autoritetet serbe nuk kishin bërë asgjë të gabuar lidhur me varrimin e Ratko Mlladiqit. Ai e shprehu këtë qëndrim në një intervistë për…

Vuçiq mbron qëndrimin për varrimin e Mlladiqit
Dëgjo artikullin 1 min

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se autoritetet serbe nuk kishin bërë asgjë të gabuar lidhur me varrimin e Ratko Mlladiqit. Ai e shprehu këtë qëndrim në një intervistë për CNN, pasi gazetari Fareed Zakaria e pyeti për nderimet shtetërore në funeral.

“Nuk është e lehtë ta shpjegoj këtë për një ose dy minuta, por do të bëj më të mirën. Para së gjithash, nuk shoh asgjë për të cilën duhet të justifikohemi, sepse nuk kemi bërë asgjë të gabuar”, tha Vuçiq.

Duke shpjeguar qëndrimin e tij, presidenti serb tha se duhej të ofroheshin “kushte të denja” për varrimin. Për pjesëmarrjen e të birit në funeral, ai deklaroi se kishte shkuar privatisht.

Vuçiq e lidhi qëndrimin e njerëzve që nderuan Mlladiqin me bindjen e tyre se serbëve u janë bërë padrejtësi.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top