Abdixhiku s’planifikon dorëheqje, tregon kur hapet gara në LDK
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha në Klan Kosova se nuk planifikon të japë dorëheqje dhe se zgjedhjet e brendshme pritet të nisin në shtator e të përfundojnë në nëntor…

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha në Klan Kosova se nuk planifikon të japë dorëheqje dhe se zgjedhjet e brendshme pritet të nisin në shtator e të përfundojnë në nëntor 2027, kur i mbaron mandati katërvjeçar.
Abdixhiku tha se mandati i tij përfundon më 19 nëntor 2027. Ai iu referua edhe Kuvendit të fundit të partisë, duke thënë se aty i ishte rikonfirmuar mbështetja, ndërsa kërkesat për largimin e tij kishin vazhduar.
“Sa e pata një Kuvend, për besë. Ma rikonfirmuan. Zërat nuk ndalën asnjëherë”, tha ai gjatë intervistës.
Qëndrimi i tij vjen një ditë pasi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, deklaroi se do të kandidonte për drejtimin e LDK-së dhe i bëri thirrje Abdixhikut të dorëhiqej. Rama e mbështeti kandidaturën e tij te rizgjedhja në Prishtinë dhe rezultati i LDK-së në kryeqytet.
Me këtë qëndrim, Abdixhiku e vendos garën për drejtimin e partisë në përfundim të mandatit aktual, ndërsa Rama ka kërkuar largimin e tij përpara këtij afati.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


