Pa kategori

Vuçeviç akuzon Kurtin pas arrestimeve në Zubin Potok

Kryetari i Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Milosh Vuçeviç, akuzoi kryeministrin Albin Kurti për “terror dhe frikësim brutal”, pas arrestimit të nëntë serbëve në Zubin Potok nën dyshimin për krime lufte.…

Vuçeviç akuzon Kurtin pas arrestimeve në Zubin Potok
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Milosh Vuçeviç, akuzoi kryeministrin Albin Kurti për “terror dhe frikësim brutal”, pas arrestimit të nëntë serbëve në Zubin Potok nën dyshimin për krime lufte. Në reagimin e publikuar të dielën, ai tha se Serbia nuk do të qëndrojë në heshtje.

Vuçeviç pretendoi se aksioni dhe akuzat për krime lufte po përdoren për një fushatë politike dhe për të larguar vëmendjen nga aktgjykimet ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Këto janë akuza të kreut të SNS-së.

“Askush nuk do ta frikësojë popullin serb”, deklaroi ai. Vuçeviç tha gjithashtu se SNS-ja dhe shteti serb qëndrojnë pranë familjeve të të arrestuarve dhe se është siguruar ndihmë juridike.

Të nëntë personat janë arrestuar nga Policia e Kosovës si të dyshuar për përfshirje në krime lufte.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top