Aktualitet

Voziti 155 km/h në zonën 50, gjobitet me 500 euro dhe i ndalohet drejtimi për një vit

Policia e Kosovës njoftoi se një shofer u kap me 155 km/h në zonën 50 dhe u ndëshkua me 500 euro, pesë pikë negative dhe ndalim 12-mujor.

Dëgjo artikullin 1 min
Pjesëtarë të Policisë së Trafikut të Kosovës
Foto zyrtare: Policia e Kosovës / public domain

Policia e Kosovës ka ndëshkuar një shofer që u identifikua duke vozitur me 155 kilometra në orë në një zonë ku kufizimi ishte 50 kilometra në orë.

Rasti ishte raportuar nga qytetarët përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”, ndërsa kundërvajtësi u identifikua nga Stacioni Policor në Suharekë.

Sipas Policisë, shkelja kishte ndodhur më 28 gusht 2026 në rrugën Sopijë–Savrovë.

Shoferit iu shqiptua gjobë prej 500 eurosh, pesë pikë negative dhe ndalim i drejtimit të automjetit për 12 muaj.

Policia u bëri thirrje pjesëmarrësve në komunikacion që ta respektojnë kufizimin e shpejtësisë dhe t’i shmangin veprimet që rrezikojnë sigurinë rrugore.

Scroll To Top