Gjashtë milionë euro për rrugët e Shalës: cilat fshatra përfshihen?
Në Kutlloc, Rashan dhe Bajgorë po zhvillohen punime rrugore, ka njoftuar kryetari i Mitrovicës, Faton Peci. Sipas njoftimit, për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Shalë janë paraparë investime prej 6…

Në Kutlloc, Rashan dhe Bajgorë po zhvillohen punime rrugore, ka njoftuar kryetari i Mitrovicës, Faton Peci. Sipas njoftimit, për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Shalë janë paraparë investime prej 6 milionë eurosh.
Faza e dytë pritet të përfshijë edhe Kaçandollin, Maxherën, Batahirin, Dedin dhe Ofqarën, sipas Pecit.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |
Komuna thotë se përmes këtyre investimeve synon të përmirësojë lidhjet mes vendbanimeve dhe të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e zonës.
Shuma prej 6 milionë eurosh është paraqitur si investim i paraparë. Njoftimi për vazhdimin e punimeve nuk nënkupton se i gjithë projekti është përfunduar.
DPT — Drita për të vërtetën


