Çfarë po zbulohet nën tokën e Bostanit?
Gjurmë të një muri rrethues, një kulle dhe një porte janë identifikuar gjatë hulumtimeve arkeologjike në Bostan të Novobërdës, sipas ministres së Kulturës, Saranda Bogujevci. Ajo njofton se kërkimet e…

Gjurmë të një muri rrethues, një kulle dhe një porte janë identifikuar gjatë hulumtimeve arkeologjike në Bostan të Novobërdës, sipas ministres së Kulturës, Saranda Bogujevci. Ajo njofton se kërkimet e viteve të fundit kanë konfirmuar praninë e një vendbanimi të fortifikuar.
Materialet e zbuluara lidhen me periudhën klasike dhe helenistike, sipas njoftimit të saj. Bogujevci i sheh këto gjetje si të dhëna për rëndësinë që kishte vendbanimi në lashtësi.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |
Sipas ministres, hulumtimet po ndihmojnë për të kuptuar jetën, ekonominë dhe mënyrën e organizimit të vendbanimeve gjatë periudhës së Mbretërisë Dardane. Ajo e cilëson Bostanin si një lokalitet që po merr rëndësi në studimin e kësaj trashëgimie.
Bogujevci vlerëson se zbulimet e reja po zgjerojnë njohuritë për historinë e lashtë dhe trashëgiminë arkeologjike të Kosovës.
Ilustrim editorial i gjeneruar me AI; nuk paraqet vendgërmimin apo gjetjet konkrete në Bostan.
DPT — Drita për të vërtetën


