Von der Leyen të enjten në Kosovë, takime me Haxhiun e Kurtin
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet të vizitojë Kosovën të enjten e ardhshme, ku sipas agjendës do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu,…

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet të vizitojë Kosovën të enjten e ardhshme, ku sipas agjendës do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin Albin Kurti. Turneun rajonal e bëri të ditur zëdhënësi i Komisionit Evropian, Olof Gill, gjatë informimit ditor për media.
Von der Leyen do ta nisë turneun të mërkurën në Shqipëri, me takime me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Pas Kosovës, ajo do të vazhdojë në Mal të Zi dhe do ta përmbyllë vizitën në Maqedoninë e Veriut.
Temat e diskutimeve në Kosovë nuk janë bërë të ditura.
Sipas shpjegimit të dhënë në njoftim, Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina nuk do të përfshihen në këtë turne për shkak të zgjedhjeve të ardhshme në këto dy vende.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


