Von der Leyen: Reformat janë kyçe për Shqipërinë në BE
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e lidhi përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE me reformat në drejtësi e mjedis dhe dialogun me shoqërinë. Në postimin e…

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e lidhi përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE me reformat në drejtësi e mjedis dhe dialogun me shoqërinë. Në postimin e saj më 30 shtator, pas takimit me kryeministrin Edi Rama, ajo përcolli një vlerësim optimist për rrugën evropiane të vendit.
“Përqendrimi te reformat, nga drejtësia te mjedisi, është thelbësor”, shkroi von der Leyen. Ajo theksoi edhe rëndësinë e ruajtjes së një dialogu të fortë me shoqërinë.
Von der Leyen e nisi nga Shqipëria turneun e saj në Ballkanin Perëndimor. Duke iu drejtuar Ramës, ajo vlerësoi angazhimin e tij për integrimin: “I dashur Edi Rama, po punoni fort për ta shndërruar ëndrrën evropiane të Shqipërisë në realitet”.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


