Von der Leyen për Specialen: Kosova vendos, gjyqësori të mbetet i pavarur
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Kosovës i takon të vendosë për ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara, duke theksuar se duhet të garantohet pavarësia…

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Kosovës i takon të vendosë për ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara, duke theksuar se duhet të garantohet pavarësia e gjyqësorit. Ajo e shprehu këtë qëndrim kur u pyet për projektligjin e propozuar nga PDK-ja.
“I përket Kosovës që të vendosë. Është me rëndësi që të garantohet pavarësia e gjyqësorit. Në këtë kuadër i përket Kosovës që të vendosë se çfarë është e nevojshme të bëhet ose jo, por është me rëndësi që gjyqësori të mbahet i pavarur”, deklaroi von der Leyen.
Në deklaratën e saj, presidentja e Komisionit Evropian tha gjithashtu se asgjë dhe askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës. Duke kujtuar vitin 1999, ajo përmendi represionin e dhunshëm, krizën humanitare dhe vuajtjet e popullit të Kosovës, si dhe mbështetjen e Bashkimit Evropian që nga ajo kohë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


