Vitia në interpelancë për pacienten që mbeti pa terapi
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pritet të përballet të enjten në Kuvend me një interpelancë për vdekjen e një pacienteje me kancer të gjirit që, sipas përshkrimit në rendin e…

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pritet të përballet të enjten në Kuvend me një interpelancë për vdekjen e një pacienteje me kancer të gjirit që, sipas përshkrimit në rendin e ditës, mbeti katër muaj pa terapi, si dhe për mungesën e barnave onkologjike.
Sipas njoftimit të Kuvendit për media, seanca është paraparë të mbahet më 12 nëntor, në orën 10:00. Interpelanca me Vitinë figuron si pika e nëntë e rendit të ditës.
Deputetët pritet të shqyrtojnë edhe një mocion përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.
Në agjendë janë gjithashtu projektligjet për ratifikimin e tri marrëveshjeve me Suedinë: për ekstradimin, transferimin e personave të dënuar dhe ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale. Një tjetër projektligj ka të bëjë me ratifikimin e traktatit me Belgjikën për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale.
Rendi i ditës përfshin edhe propozim-programin e punës së Kuvendit për sesionin vjeshtor 2026, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


