Pa kategori

Van der Bellen i konfirmon Shiroka Pulës mbështetjen drejt BE-së

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka siguruar se Austria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në reforma dhe në rrugën drejt Bashkimit Evropian, në letrën e urimit për…

Van der Bellen i konfirmon Shiroka Pulës mbështetjen drejt BE-së
Dëgjo artikullin 1 min

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka siguruar se Austria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në reforma dhe në rrugën drejt Bashkimit Evropian, në letrën e urimit për marrjen e detyrës nga presidentja Justina Shiroka Pula.

Në letër, ai ka ritheksuar përkushtimin e Austrisë për integrimin në BE të të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Van der Bellen ka shprehur edhe gatishmërinë për të bashkëpunuar me Shiroka Pulën për thellimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, në funksion të së ardhmes së përbashkët evropiane.

Presidenti austriak ka vlerësuar lidhjet politike, ekonomike dhe kulturore ndërmjet Kosovës dhe Austrisë. Ai ka veçuar gjithashtu mërgatën kosovare në Austri dhe rolin e saj në forcimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve.

Në përfundim të letrës, Van der Bellen i ka uruar presidentes së Kosovës suksese në përmbushjen e mandatit.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top