Trump falënderon Kosovën dhe Shqipërinë në OKB për zotimet për Gazën
Presidenti amerikan Donald Trump përmendi Kosovën dhe Shqipërinë mes vendeve që, sipas tij, kanë vendosur të kontribuojnë me trupa dhe trajnime për stabilizimin e Gazës. Falënderimin e bëri gjatë fjalimit…

Presidenti amerikan Donald Trump përmendi Kosovën dhe Shqipërinë mes vendeve që, sipas tij, kanë vendosur të kontribuojnë me trupa dhe trajnime për stabilizimin e Gazës. Falënderimin e bëri gjatë fjalimit në Kombet e Bashkuara më 22 shtator.
“Dua të falendëroj ato që kanë vendosur të kontribuojnë me trupa, e trajnime për të stabilizuar Gazën, përfshirë Indonezinë, Marokun, Shqipërinë, Kosovën, Kazakistanin, Egjiptin, Jordanin dhe më shumë”, tha Trump.
Presidenti amerikan e lidhi këtë angazhim me përpjekjet për paqe në Gaza. Në deklaratën e cituar nuk specifikoi numrin e trupave, afatet apo ndarjen e kontributeve mes vendeve të përmendura.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


