Pa kategori

Kos: Ndryshimet për Specialen mund të pengojnë integrimin në BE

Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, paralajmëroi se amendamentet e propozuara për Ligjin për Dhomat e Specializuara mund të pengojnë procesin e integrimit evropian të Kosovës. Gjatë prezantimit të…

Kos: Ndryshimet për Specialen mund të pengojnë integrimin në BE
Dëgjo artikullin 1 min

Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, paralajmëroi se amendamentet e propozuara për Ligjin për Dhomat e Specializuara mund të pengojnë procesin e integrimit evropian të Kosovës.

Gjatë prezantimit të raportit për Kosovën në Parlamentin Evropian, ajo tha se ndryshimet në ligj janë në diskutim me Qeverinë e Kosovës dhe theksoi pritjen që vendi t’i përmbushë obligimet e tij.

Për hapin e ardhshëm drejt shqyrtimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim, Kos tha se nevojitet pajtimi i të gjitha 27 shteteve anëtare për t’i kërkuar Komisionit Evropian përgatitjen e një opinioni. Sipas saj, Komisioni është i gatshëm, por institucionet e qëndrueshme dhe përparimi në reforma janë të nevojshme për t’i bindur shtetet anëtare.

Komisionerja vlerësoi gjithashtu se bllokada institucionale kishte ndikuar në zbatimin e reformave gjatë periudhës raportuese. Megjithatë, ajo tha se Kosova së fundmi e ka intensifikuar agjendën e reformave dhe shprehu shpresën që stabiliteti i ripërtërirë institucional t’i mundësojë vendit të përparojë.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top