Pa kategori

Trump e quan armëpushimin me Iranin “humbje kohe”

Presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi armëpushimin me Iranin si “humbje kohe”, gjatë një tubimi elektoral në Misisipi, ku mbrojti qëndrimin e administratës së tij ndaj konfliktit. “Bëmë një armëpushim…

Trump e quan armëpushimin me Iranin “humbje kohe”
Dëgjo artikullin 1 min

Presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi armëpushimin me Iranin si “humbje kohe”, gjatë një tubimi elektoral në Misisipi, ku mbrojti qëndrimin e administratës së tij ndaj konfliktit.

“Bëmë një armëpushim të shkurtër, të cilin nuk e kam pëlqyer kurrë veçanërisht”, deklaroi ai para mbështetësve, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e mesmandatit.

Trump pretendoi gjithashtu se Irani disponon një raketë që arrin deri në Evropë dhe përmendi mundësinë e goditjes së qyteteve amerikane, përfshirë San Diegon dhe Los Anxhelosin. Ai nuk dha hollësi për raketën dhe nuk paraqiti prova konkrete për këto pretendime gjatë fjalimit.

Duke folur për pasojat ekonomike të konfliktit, presidenti tha se kishte parashikuar një rritje të madhe të çmimit të naftës, por se administrata ishte përgatitur për ta përballuar.

Ai ia atribuoi Iranit përgjegjësinë për nisjen e luftës. Ky ishte pretendimi i presidentit amerikan gjatë tubimit, ku ai mbrojti edhe vendimet ushtarake të administratës së tij.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top