Botë

Trageti në Filipine: rëndohet bilanci pas hyrjes së shpëtimtarëve

Në 35 ka arritur numri i viktimave nga zjarri në tragetin MV June Aster në Filipine, sipas raportimeve të fundit. Bilanci u rrit pasi ekipet e shpëtimit gjetën edhe 30…

Trageti në Filipine: rëndohet bilanci pas hyrjes së shpëtimtarëve
Dëgjo artikullin 1 min

Në 35 ka arritur numri i viktimave nga zjarri në tragetin MV June Aster në Filipine, sipas raportimeve të fundit. Bilanci u rrit pasi ekipet e shpëtimit gjetën edhe 30 trupa brenda anijes.

Hyrja e zjarrfikësve në traget ishte penguar nga tymi i dendur dhe nxehtësia e madhe. Më herët ishte raportuar për pesë të vdekur.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli

Sipas deklaratës së Rojës Bregdetare Filipinase të cituar në raportim, trageti ishte nisur nga Manila dhe ndodhej pranë Coron, në provincën Palawan, kur shpërtheu zjarri.

Shkaku i zjarrit ende nuk është përcaktuar.

Foto: ilustrim i gjeneruar me inteligjencë artificiale.

DPT — Drita për të vërtetën

Scroll To Top