Pa kategori

Kamberi tregon nga varet mandati i dytë i shqiptarëve

Shaip Kamberi, bartës i listës së Koalicionit Shqiptar, tha për RTK-në se gjasat për mandatin e dytë në Kuvendin e Serbisë varen edhe nga pjesëmarrja e përgjithshme: sipas tij, niveli…

Kamberi tregon nga varet mandati i dytë i shqiptarëve
Dëgjo artikullin 1 min

Shaip Kamberi, bartës i listës së Koalicionit Shqiptar, tha për RTK-në se gjasat për mandatin e dytë në Kuvendin e Serbisë varen edhe nga pjesëmarrja e përgjithshme: sipas tij, niveli 61–65% u jep shqiptarëve gjasa shumë reale, ndërsa pjesëmarrja prej 70% do të kërkonte më shumë vota.

“Nëse shkon në 70%, siç po flitet, atëherë sigurisht do të kërkohen më tepër vota. Në rast të një rezultati 61–65%, kemi gjasa shumë reale ta kemi ulësen e dytë”, deklaroi ai.

Sipas të dhënave preliminare që paraqiti Kamberi për orën 19:00, në 37 vendvotime në Preshevë kishin votuar 16.600 qytetarë, ndërsa në vendvotimet shqiptare në Bujanoc 10.853 votues. Ai e vlerësoi procesin përgjithësisht të rregullt, me disa parregullsi të vogla në fillim.

Kamberi pretendoi se pasivizimi i adresave, përmes largimit të personave të prekur edhe nga regjistrat e votuesve, ua kishte pamundësuar shqiptarëve mandatin e tretë që synonin. Ai e cilësoi këtë proces pjesë të diskriminimit sistematik ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke veçuar Medvegjën.

Ai vlerësoi gjithashtu mobilizimin e votuesve dhe falënderoi qytetarët që kishin ardhur nga Kosova për të votuar.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top