Topi: Rama të mbajë përgjegjësi politike për çështjen e SHISH-it
Ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, kërkoi që kryeministri Edi Rama të marrë përgjegjësi politike për çështjen e SHISH-it. Në një intervistë për News 24, ai kritikoi qëndrimin e kreut të…

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, kërkoi që kryeministri Edi Rama të marrë përgjegjësi politike për çështjen e SHISH-it. Në një intervistë për News 24, ai kritikoi qëndrimin e kreut të qeverisë ndaj çështjes që, sipas tij, është nën hetim.
“Shefi i ekzekutivit duhet të thotë se përgjegjësinë politike e kam unë. Nuk e tha”, deklaroi Topi.
Duke folur për dyshimet nëse shërbimi i ka shërbyer krimit të organizuar, Topi theksoi se kjo po hetohet. Ai kërkoi gjithashtu përgjegjësi ligjore për personat në administratë që mund të kenë shkelur rregullat në procesin e certifikimit.
Sipas ish-presidentit, kryeministri duhet të garantojë transparencë për kandidatët përballë partnerëve ndërkombëtarë. Topi shprehu bindjen se këta partnerë ndihen të zhgënjyer, duke theksuar rëndësinë e informacionit të kualifikuar.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


