Tetë parti shqiptare bashkojnë listën për zgjedhjet në Serbi
Tetë parti shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci kanë arritur marrëveshje për të garuar së bashku në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Serbisë më 25 tetor. Sipas dokumentit të publikuar…

Tetë parti shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci kanë arritur marrëveshje për të garuar së bashku në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Serbisë më 25 tetor. Sipas dokumentit të publikuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ato do të marrin pjesë me listën “Koalicioni Shqiptar”.
Marrëveshja u nënshkrua në Prishtinë, në prani të Kurtit. Nënshkruese janë Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshim, Partia Demokratike, Partia Demokratike Shqiptare, Lëvizja për Përparim Demokratik, Lëvizja për Reforma, Alternativa për Luginën dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve.
Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës më 30 shtator, Kurti e vlerësoi pjesëmarrjen me një listë të përbashkët si një hap që mund të ketë rëndësi historike për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ai përsëriti qëndrimin se shqiptarët në Serbi duhet të kenë së paku pesë vende të garantuara në Kuvendin e Serbisë, duke iu referuar vendeve të garantuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës.
Pesë vendet e garantuara janë kërkesë politike e Kurtit. Në postimin e tij, ai shprehu edhe mbështetjen e Kosovës për realizimin e të drejtave dhe ruajtjen e identitetit të shqiptarëve në këto komuna.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


