Pa kategori

Haxhiu, Jasharit: Për çështje të tjera, thirrni interpelanca tjera

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, i tha deputetes së PDK-së, Sala Jashari, të përqendrohej te tema e interpelancës me ministrin Arben Vitia dhe që për çështje të tjera të thirreshin…

Haxhiu, Jasharit: Për çështje të tjera, thirrni interpelanca tjera
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, i tha deputetes së PDK-së, Sala Jashari, të përqendrohej te tema e interpelancës me ministrin Arben Vitia dhe që për çështje të tjera të thirreshin interpelanca të veçanta.

Ndërhyrja erdhi pasi Jasharit i përfundoi koha e fjalës dhe ajo kërkoi kohë shtesë. Haxhiu i tha se mund të merrte kohë nga Grupi Parlamentar i PDK-së.

Haxhiu rikujtoi se interpelanca ishte thirrur për vdekjen e një pacienteje me kancer të gjirit që, sipas përshkrimit të temës, kishte mbetur katër muaj pa terapi, si dhe për mungesën e barnave onkologjike.

“Për çështje të tjera, e këna ministrin këtu, qeverinë këtu, i kemi komisionet parlamentare, thirrni interpelancat tjera”, i tha ajo Jasharit.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top