Gjashtë deputetë të PD-së mbeten 60 ditë jashtë Kuvendit
Sekretariati i Etikës i Kuvendit të Shqipërisë ka përjashtuar gjashtë deputetë të Partisë Demokratike për 60 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare, pas përplasjeve fizike në seancën e së…

Sekretariati i Etikës i Kuvendit të Shqipërisë ka përjashtuar gjashtë deputetë të Partisë Demokratike për 60 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare, pas përplasjeve fizike në seancën e së enjtes.
Masa përfshin Flamur Nokën, Belind Këlliçin, Edi Palokën, Fidel Krekën, Luçiano Boçin dhe Besart Xhaferrin.
Për 14 deputetët e tjerë të PD-së, ndaj të cilëve ishte kërkuar përjashtim prej 10 ditësh, nuk është marrë masë. Kështu, vendimi prek vetëm gjashtë nga 20 deputetët për të cilët ishte kërkuar ndëshkim.
Kërkesa për përjashtime ishte paraqitur nga një grup deputetësh të Partisë Socialiste pas përplasjeve në seancën plenare. Me vendimin e Sekretariatit të Etikës, kërkesa për masën 60-ditore është kthyer në përjashtim nga punimet parlamentare për gjashtë deputetët demokratë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


