Pa kategori

Jashari kërkon interpelancë me Vitinë për barnat në Onkologji

Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, ka protokolluar kërkesën për interpelancë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për mungesën e barnave në Klinikën e Onkologjisë. Data e interpelancës ende nuk është…

Jashari kërkon interpelancë me Vitinë për barnat në Onkologji
Dëgjo artikullin 1 min

Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, ka protokolluar kërkesën për interpelancë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për mungesën e barnave në Klinikën e Onkologjisë. Data e interpelancës ende nuk është caktuar.

Kërkesa pason raportimet për vdekjen e një pacienteje me kancer të avancuar të gjirit. Sipas organizatës për pacientët me kancer “Renesansa”, ajo kishte mbetur rreth katër muaj pa terapinë Palbociclib, për shkak të mungesës së barit dhe pamundësisë për ta blerë vetë.

Organizata thotë se gjatë kësaj periudhe pacientes i ishin shfaqur metastaza të reja në tru dhe se më pas kishte vdekur. Këto të dhëna nuk përcaktojnë në vetvete shkakun e vdekjes.

Sipas procedurës parlamentare, kërkesa do t’i përcillet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë. Pas kthimit të saj në Kuvend, Kryesia do të vendosë për datën e mbajtjes së interpelancës.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top