Tajani kërkon ndjesë për komentet ndaj grave, Renzi kërkon shkarkimin
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, kërkoi ndjesë pas komenteve për gratë dhe martesën, ndërsa ish-kryeministri Matteo Renzi kërkoi shkarkimin e tij nga qeveria. Duke folur nga Nju…

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, kërkoi ndjesë pas komenteve për gratë dhe martesën, ndërsa ish-kryeministri Matteo Renzi kërkoi shkarkimin e tij nga qeveria.
Duke folur nga Nju Jorku, ku ndodhet për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Tajani tha se nuk kishte synuar të ofendonte gratë.
“Kërkoj ndjesë nëse dikush është ofenduar nga ajo që thashë, por kurrë nuk kam pasur për qëllim të ofendoj gratë. Nuk e kam bërë kurrë këtë në jetën time, as në jetën time private dhe as në atë publike”, deklaroi ai.
Debati nisi pas përgjigjes së Tajanit në një konferencë për këshillën që do t’i jepte të birit për martesën. Ai sugjeroi zgjedhjen e një gruaje “më pak tërheqëse”, por më të besueshme, duke shtuar: “Një që ndoshta vesh funde pak më të gjata se të tjerat”.
Renzi kundërshtoi lidhjen mes veshjes dhe seriozitetit të një gruaje. “Nuk mund të thuash që një vajzë me një fund pak më të shkurtër nuk është një person serioz. Çfarë është kjo, shekulli i 18-të?”, deklaroi ai, duke kërkuar largimin e Tajanit nga qeveria.
Komentet u pasuan edhe nga një protestë simbolike në Senatin italian, ku 11 senatore të opozitës u paraqitën me minifunde.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


