Tahiri: Votat nuk e bëjnë shtetin pronë politike
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, tha se shumica parlamentare nuk i jep Qeverisë të drejtë ta trajtojë shtetin si pronë politike, gjatë debatit në Kuvend për Raportin…

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, tha se shumica parlamentare nuk i jep Qeverisë të drejtë ta trajtojë shtetin si pronë politike, gjatë debatit në Kuvend për Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026.
“Një qeveri mund t’i ketë votat për të marrë vendime, por kjo nuk i jep të drejtë ta trajtojë shtetin si pronë politike. Opozita nuk është pengesë për demokracinë. Kosova s’ka nevojë për institucione që i shërbejnë pushtetit”, deklaroi ai.
Tahiri veçoi ato që i përshkroi si konstatime të KE-së për paralizën e zgjatur institucionale, dobësimin e mekanizmave të kontrollit dhe mbikëqyrjen shumë të kufizuar të ekzekutivit. Sipas tij, këto janë paralajmërime për funksionimin e demokracisë në Kosovë, përtej vërejtjeve teknike.
Ai theksoi se raporti është vlerësim institucional i progresit të Kosovës dhe nuk është hartuar për interesat e opozitës apo të ndonjë partie. Përballë mangësive që, sipas tij, evidentojnë institucionet evropiane, Tahiri kërkoi reflektim dhe përgjegjësi nga Qeveria, duke kritikuar përgjigjen e saj si arsyetim dhe propagandë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


