Pa kategori

Tahiri: Qeveria të mos presë as 10 ditë për Specialen

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, i bëri thirrje Albin Kurtit dhe Donika Gërvallës që Qeveria të mos presë as 10 ditë për ta shqyrtuar nismën për ndryshimin…

Tahiri: Qeveria të mos presë as 10 ditë për Specialen
Dëgjo artikullin 1 min

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, i bëri thirrje Albin Kurtit dhe Donika Gërvallës që Qeveria të mos presë as 10 ditë për ta shqyrtuar nismën për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara. Në emisionin “Debat Plus” në Dukagjin, ai tha se nisma duhet të marrë urgjentisht opinionin e Qeverisë dhe t’i kthehet Kuvendit.

“E dimë që afati është 30 ditë, por nuk duhet me pritë as 10 ditë”, tha Tahiri, duke e cilësuar trajtimin e nismës si prioritetin më të rëndësishëm për Qeverinë.

Sipas Tahirit, PDK-ja e ka nisur amendamentimin e ligjit dhe Kuvendi ia ka përcjellë nismën Qeverisë. Ai argumentoi se mbështetja me 99 vota e deklaratës kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara dëshmon vullnet politik, i cili duhet të përkthehet në akt juridik.

Tahiri ia ngarkoi përgjegjësinë për hapin e radhës kryeministrit Kurti dhe ministres së Drejtësisë, Gërvalla, duke e lidhur urgjencën edhe me protestat e përnatshme kundër aktgjykimit në Hagë.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top