Tahiri mbështet Haradinajn për president, kritikon Kurtin
Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri, mbështeti Ramush Haradinajn për president të Kosovës dhe akuzoi Albin Kurtin se nuk ka treguar vullnet për marrëveshje rreth zgjedhjes së presidentit. Në deklaratën për…

Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri, mbështeti Ramush Haradinajn për president të Kosovës dhe akuzoi Albin Kurtin se nuk ka treguar vullnet për marrëveshje rreth zgjedhjes së presidentit. Në deklaratën për KosovaPress, Tahiri tha se Haradinaj është profili që i duhet vendit në rrethanat aktuale.
Sipas Tahirit, Aleanca nuk ka nevojë për takim me Kurtin përderisa ende nuk ka marrë përgjigje për gjashtë kërkesat që ia ka drejtuar. Ai përmendi gazin amerikan si njërën prej tyre dhe e cilësoi procesin e deritanishëm për zgjedhjen e presidentit si një proces për konsum publik.
Duke arsyetuar mbështetjen për Haradinajn, Tahiri shprehu bindjen se ai do t’i shërbente Kosovës dhe do të ndihmonte në afrimin e palëve. “Në këto rrethana i kish përafru palët”, tha ai.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


