Pa kategori

Tahiri: Ligji për Specialen të mos lidhet me presidentin

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, tha se ndryshimi i ligjit për Gjykatën Speciale nuk duhet të lidhet me zgjedhjen e presidentit. Në një konferencë për media, ai…

Tahiri: Ligji për Specialen të mos lidhet me presidentin
Dëgjo artikullin 1 min

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, tha se ndryshimi i ligjit për Gjykatën Speciale nuk duhet të lidhet me zgjedhjen e presidentit. Në një konferencë për media, ai e cilësoi ndryshimin e ligjit si obligim kombëtar, ndërsa zgjedhjen e kreut të shtetit si çështje konsensusi mes partive.

“Ligji është mbi secilin kalkulim politik. Presidenti është konsensus politik, vullnet politik i subjekteve politike”, tha Tahiri.

Ai përsëriti ftesën që subjektet politike të arrijnë konsensus për presidentin, por këmbënguli se çështja e ligjit e tejkalon këtë proces. Sipas Tahirit, moskryerja e kësaj detyre nga deputetët do të cenonte integritetin dhe përgjegjësinë e tyre kombëtare.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top