Tahiri kritikon Ramën: Nuk foli për Kosovën në OKB
Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri kritikoi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke thënë se në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së nuk foli për Kosovën dhe dënimin e ish-krerëve…

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri kritikoi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke thënë se në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së nuk foli për Kosovën dhe dënimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
“Rama nuk foli as për Kosovën, as për padrejtësinë ndaj liderëve të UÇK-së”, tha Tahiri. Sipas saj, Shqipëria, si anëtare e OKB-së, kishte mundësinë t’i jepte zë Kosovës në këtë forum.
Tahiri pretendoi gjithashtu se gjatë qëndrimit në SHBA, as Rama dhe as kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk patën takime me përfaqësues të qeverisë amerikane. Ajo e cilësoi këtë si alarm për të dyja shtetet.
Në vlerësimin e saj, krizat politike në Kosovë dhe korrupsioni në Shqipëri dobësojnë edhe përfaqësimin diplomatik. “Sa më e brishtë gjendja në shtet aq ma e brishtë diplomacia – kjo u pa në të dyja rastet”, u shpreh Tahiri.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


