Tahiri kritikon mungesën e qëndrimit institucional për vendimin e Speciales
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, kritikoi mungesën e një qëndrimi institucional për vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Në emisionin DPT te Fidani në…

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, kritikoi mungesën e një qëndrimi institucional për vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova, ai tha se Qeveria duhej të kishte një qëndrim të publikuar në faqen e saj zyrtare.
Tahiri e cilësoi vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së si interpretim politik. Sipas tij, mungesa e qëndrimit shtrihet edhe te Kuvendi dhe institucionet akademike që ai përmendi gjatë diskutimit.
Ai kundërshtoi përqendrimin e debatit te deklaratat në rrjetet sociale, duke kërkuar veprime institucionale. “Nuk po më intereson mua se çka thotë dikush në status. Politika e Kosovës është ngushtu kush çka thotë në rrjete sociale, jo kush çfarë veprimi institucional që merr”, tha Tahiri.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


