Pa kategori

Tahiri: Kosova rrezikon të humbë edhe 131 milionë euro

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, paralajmëroi se Kosova rrezikon të humbë edhe 131 milionë euro nga Plani i Rritjes dhe i kërkoi Qeverisë masa për ta shmangur…

Tahiri: Kosova rrezikon të humbë edhe 131 milionë euro
Dëgjo artikullin 1 min

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, paralajmëroi se Kosova rrezikon të humbë edhe 131 milionë euro nga Plani i Rritjes dhe i kërkoi Qeverisë masa për ta shmangur këtë humbje. Sipas tij, vendi tashmë ka humbur 43.8 milionë euro.

Në një reagim në Facebook pas debatit për Raportin e Progresit, Tahiri e akuzoi Qeverinë se e ka lënë Kosovën pa agjendë të qartë të integrimit evropian. Ai tha se vendi ende nuk ka statusin e kandidatit dhe e lidhi mungesën e një ministri apo zëvendëskryeministri përgjegjës për integrimin me mungesën e prioritetit për këtë proces.

Tahiri kërkoi tri veprime urgjente: caktimin e një përgjegjësi qeveritar për integrimin evropian, avancimin drejt statusit të vendit kandidat dhe masa për ruajtjen e fondeve të rrezikuara.

Ai kritikoi edhe shpërndarjen e nga 100 eurove, sipas tij vetëm 16 ditë para zgjedhjeve, duke ngritur shqetësimin për përdorimin e parasë publike për kalkulime elektorale. Gjithashtu, pretendoi se zbatimi i rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit ka rënë nga 50 për qind më 2021 në 36 për qind.

“Integrimi evropian nuk bëhet me deklarata, por me institucione funksionale, reforma konkrete, përgjegjësi dhe rezultate”, tha Tahiri.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top