Tahiri kërkon shpjegim: Pse s’po vjen ligji për Specialen?
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, kërkoi në Komisionin për Legjislacion shpjegim për mosprocedimin në Kuvend të projektligjit për Specialen. Ai u bëri thirrje deputetëve të Vetëvendosjes t’i kërkojnë ministres Donika…

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, kërkoi në Komisionin për Legjislacion shpjegim për mosprocedimin në Kuvend të projektligjit për Specialen. Ai u bëri thirrje deputetëve të Vetëvendosjes t’i kërkojnë ministres Donika Gërvalla ta sjellë projektligjin, i cili, sipas tij, ndodhet në Ministrinë e Drejtësisë.
Tahiri tha se duhet sqaruar nëse pengesa është mungesa e vullnetit politik apo një vlerësim se projektligji nuk mjafton. “Ta dimë pse s’po vjen ligji”, tha ai, duke kërkuar që palët të shprehen hapur për qëndrimet e tyre.
Sipas Tahirit, nisma synon krijimin e një filtri juridik dhe nuk parashikon zhbërjen e Speciales. Ai e lidhi kërkesën për shqyrtim me nevojën për reflektim pas vendimit të 16 shtatorit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilin e cilësoi të padrejtë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


