Reshitaj, Vitisë: S’po flasim për porosi të ëmbëlsirave
Deputetja e LDK-së, Albena Reshitaj, i tha ministrit Arben Vitia se Qeveria nuk mund t’i arsyetojë mungesat e barnave jetike me procedura apo probleme me operatorët ekonomikë, gjatë interpelancës në…

Deputetja e LDK-së, Albena Reshitaj, i tha ministrit Arben Vitia se Qeveria nuk mund t’i arsyetojë mungesat e barnave jetike me procedura apo probleme me operatorët ekonomikë, gjatë interpelancës në Kuvendin e Kosovës për shëndetësinë.
“I nderuar ministër, s’po flasim për porosi të ëmbëlsirave, po flasim për ilaçe, barna jetike për qytetarët e Kosovës”, deklaroi ajo.
Reshitaj tha se vonesat prej shtatë deri në nëntë javësh në sigurimin e terapisë mund të jenë vendimtare për jetën e pacientëve. Sipas saj, pacientë me kancer metastatik kishin mbetur në korrik tre muaj pa palbociclib, ndërsa mungesat ishin konfirmuar pas reagimeve publike të pacientëve.
Deputetja e akuzoi Qeverinë Kurti për dështim në menaxhimin e shëndetësisë, duke përmendur edhe mungesën e materialeve për operacione, pritjet për trajtim dhe dobësitë në kujdesin parësor.
Ajo kundërshtoi matjen e suksesit me fotografi objektesh të rinovuara, aparatura para kamerave apo konferenca për investime. Sipas Reshitajt, suksesi duhet të matet me mundësinë e pacientit për të marrë diagnozën dhe terapinë e duhur në kohë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


