Mustafa: 12 ndalesa në KEK pas remonteve, kosto për qytetarët
Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, tha se tri njësi prodhuese të KEK-ut kanë pasur gjithsej 12 ndalesa të paplanifikuara pas remonteve gjatë këtij viti, duke pretenduar se ndërprerjet shtojnë nevojën…

Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, tha se tri njësi prodhuese të KEK-ut kanë pasur gjithsej 12 ndalesa të paplanifikuara pas remonteve gjatë këtij viti, duke pretenduar se ndërprerjet shtojnë nevojën për importe më të shtrenjta dhe kostot për konsumatorët.
Sipas shifrave që paraqiti ai, njësia A4 ka pasur katër ndalesa, A5 tri dhe B2 pesë. Mustafa e lidhi një pjesë të problemeve energjetike me planifikimin, menaxhimin dhe mirëmbajtjen e dobët të kapaciteteve ekzistuese, duke kritikuar Qeverinë për përgatitjet për dimër.
Deputeti kërkoi gjithashtu përgjigje për raportin me rekomandime të hartuar nga task-forca e vitit 2021. Ai pyeti se cilat rekomandime janë zbatuar dhe çfarë ka ndodhur me atë dokument, ndërsa kundërshtoi faktin që, sipas tij, masa kryesore e paralajmëruar mbetet krijimi i një task-force të re.
Mustafa argumentoi se sa herë njësitë vendore ndalojnë prodhimin, Kosova detyrohet të blejë energji me çmime më të larta se kostoja e prodhimit vendor. Sipas tij, kjo barrë përfundon në faturat e qytetarëve.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


