Pa kategori

Çitaku: Dakordim me VV-në për ligjin për Specialen

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, tha se është arritur dakordim me Lëvizjen Vetëvendosje për përmbajtjen e ligjit për Specialen dhe se ai do të rikthehet për…

Çitaku: Dakordim me VV-në për ligjin për Specialen
Dëgjo artikullin 1 min

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, tha se është arritur dakordim me Lëvizjen Vetëvendosje për përmbajtjen e ligjit për Specialen dhe se ai do të rikthehet për votim në Kuvend më së largu të hënën e javës së ardhshme.

Në Klan Kosova, Çitaku deklaroi se ligji do të shqyrtohet fillimisht në Komisionin për Legjislacion, përpara se të kalojë në seancë plenare. Ajo u shpreh e bindur se do të miratohet edhe me votat e VV-së.

“Kemi dakordim të plotë për përmbajtjen e ligjit”, tha Çitaku, duke shtuar se pajtimi ishte arritur gjatë dy-tri ditëve të fundit, pas takimeve dhe negociatave që kishin zgjatur disa ditë.

Ligji ishte miratuar në Kuvend dhe më pas ishte kthyer nga presidentja Justina Shiroka-Pula.

Çitaku nuk dha hollësi për përmbajtjen e ndryshimeve që po përgatiten. Ajo e përshkroi procesin si ende në zhvillim, por tha se thelbi dhe qëllimi i ligjit nuk do të ndryshojnë. Afati dhe miratimi i paralajmëruar mbeten deklarime të saj.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top