Tahiri kërkon mbledhje urgjente të Kuvendit dhe rezolutë për vendimin e Hagës
Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, kërkon që Kuvendi i Kosovës të mblidhet urgjentisht dhe të miratojë një rezolutë për vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë. Në reagimin e tij,…

Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, kërkon që Kuvendi i Kosovës të mblidhet urgjentisht dhe të miratojë një rezolutë për vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë. Në reagimin e tij, ai kritikon mungesën e një qëndrimi institucional, duke thënë se ka kaluar një javë nga vendimi që e cilëson dënues ndaj katër çlirimtarëve të UÇK-së.
Tahiri kërkon rezolutë që ta dënojë vendimin dhe të bëjë thirrje për drejtësi. Sipas tij, dokumenti duhet të trajtojë edhe çështjet që ai i konsideron problematike në vendim.
“Është urgjente që Kuvendi i Republikës së Kosovës të mblidhet, të ketë një qëndrim politik, të ketë një rezolutë, mos kurrgjë, për të drejtën dhe për historinë e këtij vendi”, ka deklaruar ai.
Tahiri u ka bërë thirrje deputetëve të lënë mënjanë llogaritjet politike dhe të bashkohen për një qëndrim të përbashkët. Ai ka argumentuar se qëndrimi i Kuvendit për këtë çështje do të vlerësohet edhe nga brezat e ardhshëm.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


