Protesta në Tiranë: 23 të lënduar, një operacion urgjent
Në strukturat shëndetësore në Tiranë janë paraqitur 23 të lënduar nga protesta e 24 tetorit, ndërsa një protestues me dëmtim në sy i është nënshtruar operacionit urgjent, sipas të dhënave…

Në strukturat shëndetësore në Tiranë janë paraqitur 23 të lënduar nga protesta e 24 tetorit, ndërsa një protestues me dëmtim në sy i është nënshtruar operacionit urgjent, sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Në Spitalin Universitar të Traumës kanë kërkuar ndihmë 16 persona: 12 protestues, dy përfaqësues të medias dhe dy efektivë policie. Në këtë spital është trajtuar edhe protestuesi i lënduar në sy, të cilit ndërhyrja kirurgjikale i është kryer më 24 tetor.
Për të, ministria njofton se më 25 tetor është parashikuar një konsultë e zgjeruar me profesionistë nga Spitali i Traumës dhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, për të përcaktuar vazhdimin e trajtimit.
Në QSUT janë paraqitur pesë të lënduar: një deputet, një protestues, dy policë dhe një përfaqësues i medias. Sipas ministrisë, të gjithë kanë marrë mjekim dhe janë larguar.
Dy efektivë të tjerë policie janë trajtuar në Poliklinikën e Specialiteteve Nr. 2 dhe më pas janë larguar. Njoftimi nuk përcakton shkaqet e lëndimeve apo përgjegjësinë për to.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


