Pa kategori

Specialja cakton datën e aktgjykimit në rastin tjetër ndaj Thaçit

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, për shpalljen e aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit dhe katër të tjerëve në çështjen…

Specialja cakton datën e aktgjykimit në rastin tjetër ndaj Thaçit
Dëgjo artikullin 1 min

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, për shpalljen e aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit dhe katër të tjerëve në çështjen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, sipas njoftimit të gjykatës.

Vendimin për datën e ka marrë më 12 tetor gjykatësi i vetëm i çështjes, Kristofer Gosnell. Bashkë me Thaçin, të akuzuar në këtë proces janë Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi.

Deklaratat përmbyllëse përfunduan më 14 shtator, kur Gosnell e shpalli gjykimin të mbyllur dhe njoftoi se data e aktgjykimit do të caktohej më vonë.

Aktakuza përfshin vepra që lidhen me pengimin e personave zyrtarë dhe administrimin e drejtësisë. Të akuzuarit prezumohen të pafajshëm derisa fajësia të vërtetohet sipas ligjit.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top