Sulmi në Ibër-Lepenc, tre të akuzuarit deklarohen të pafajshëm
Vëllezërit Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq dhe Igor Dimoviq janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, në seancën në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Çështja lidhet me…

Vëllezërit Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq dhe Igor Dimoviq janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, në seancën në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Çështja lidhet me shpërthimin në fshatin Varagë të Zubin-Potokut, ku u dëmtua rëndë një pjesë e kanalit. Kjo infrastrukturë shërben për furnizimin me ujë të pijshëm dhe për funksionimin e sektorit energjetik në Kosovë.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, vëllezërit Viqentijeviq, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, akuzohen se vendosën eksploziv brenda kanalit me qëllim dëmtimin e infrastrukturës jetike dhe rrezikimin e sigurisë së vendit.
Shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale dhe rrezikoi furnizimin me ujë dhe prodhimin e energjisë elektrike. Pretendimet e prokurorisë mbeten akuza, të cilat të tre të akuzuarit i kundërshtojnë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


