Suedia voton, kush mund të hyjë për herë të parë në qeveri?
Suedia voton sot, më 13 shtator, për parlamentin e ri. Përveç garës për kryeministrin, këto zgjedhje mund t’u hapin për herë të parë rrugën Demokratëve të Suedisë drejt pjesëmarrjes së…

Suedia voton sot, më 13 shtator, për parlamentin e ri. Përveç garës për kryeministrin, këto zgjedhje mund t’u hapin për herë të parë rrugën Demokratëve të Suedisë drejt pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë në qeveri.
Kryeministri Ulf Kristersson ka deklaruar se, nëse fiton, mund ta përfshijë këtë parti të së djathtës ekstreme në kabinet. Deri tani, ajo e ka mbështetur shumicën në parlament, pa qenë pjesë e qeverisë. Hyrja e saj në kabinet mbetet një mundësi paszgjedhore.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |
Kristersson kërkon një mandat të dytë. Përballë tij është udhëheqësja socialdemokrate dhe ish-kryeministrja Magdalena Andersson. Qeveria aktuale bashkon të Moderuarit, Demokristianët dhe Liberalët.
Rreth tetë milionë qytetarë kanë të drejtë vote. Qendrat e votimit janë të hapura nga ora 08:00 deri në 20:00, sipas kohës lokale, ndërsa rezultatet e para priten pas mbylljes së tyre.
DPT — Drita për të vërtetën


