Pa kategori

Specialja shtyn deri më 27 nëntor afatin për njoftimet e apelit

Paneli i Apelit i Dhomave të Specializuara ka shtyrë deri më 27 nëntor 2026 afatin për dorëzimin e njoftimeve për apel në çështjen e ish-krerëve të UÇK-së. Sipas njoftimit të…

Specialja shtyn deri më 27 nëntor afatin për njoftimet e apelit
Dëgjo artikullin 1 min

Paneli i Apelit i Dhomave të Specializuara ka shtyrë deri më 27 nëntor 2026 afatin për dorëzimin e njoftimeve për apel në çështjen e ish-krerëve të UÇK-së. Sipas njoftimit të institucionit, afati i ri vlen si për ekipet e mbrojtjes, ashtu edhe për Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Në vendimin e 29 shtatorit, paneli miratoi pjesërisht kërkesën e mbrojtjes për zgjatjen e afatit dhe i dha të njëjtën zgjatje edhe prokurorisë. Ky afat lidhet me paraqitjen e njoftimeve për apel kundër aktgjykimit.

Me një vendim tjetër, paneli përcaktoi mënyrën e pjesëmarrjes së viktimave në procesin e apelit. Sipas Dhomave të Specializuara, do të ndiqet një praktikë e ngjashme me atë të gjykimit në shkallë të parë, me përshtatjet e nevojshme.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top