Specialja kërkoi shtatë prokurorë, KPK miraton vetëm katër pozita
Këshilli Prokurorial i Kosovës miratoi hapjen e katër pozitave për avancim në Prokurorinë Speciale, nga shtatë sa kishte kërkuar ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të saj, Dren Paca. Konkursi do…

Këshilli Prokurorial i Kosovës miratoi hapjen e katër pozitave për avancim në Prokurorinë Speciale, nga shtatë sa kishte kërkuar ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të saj, Dren Paca. Konkursi do të hapet më 17 nëntor dhe do të qëndrojë i hapur për 15 ditë.
Propozimi për miratimin e pjesshëm të kërkesës mori pesë vota për, asnjë kundër dhe dy abstenime. Sipas arsyetimit në mbledhjen e KPK-së, vendimi mori parasysh edhe mungesat e prokurorëve në institucionet e tjera të sistemit.
Kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi, tha se zgjerimi i kompetencave ligjore të Prokurorisë Speciale ka shtuar numrin e lëndëve, ndërsa kapacitetet njerëzore kanë mbetur të pamjaftueshme për ngarkesën aktuale.
Ai theksoi se mungesa e prokurorëve prek gjithë sistemin, veçanërisht prokuroritë themelore. Sipas tij, rekrutimi për 27 pozita ka kaluar fazën e parë, por nevojiten edhe prokurorë të tjerë.
Zejnulla Gashi mbështeti shtimin e kapaciteteve në Speciale, duke kërkuar kujdes që avancimet të marrin parasysh gjendjen në prokuroritë e tjera. Ai e lidhi nevojën për përforcime edhe me raste që kërkojnë bashkëpunim vendor dhe ndërkombëtar.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


