Pa kategori

Rama: Bllokojnë Ishullin Urban, propozojnë Operën në të njëjtën hapësirë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, akuzoi institucionet qendrore se po propozojnë Operën në hapësirën ku, sipas tij, po bllokojnë projektin komunal “Ishulli Urban” në emër të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.…

Rama: Bllokojnë Ishullin Urban, propozojnë Operën në të njëjtën hapësirë
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, akuzoi institucionet qendrore se po propozojnë Operën në hapësirën ku, sipas tij, po bllokojnë projektin komunal “Ishulli Urban” në emër të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

Në një postim në Facebook, ai kundërshtoi mënyrën e propozimit të Operës, duke thënë se kishte munguar bashkëpunimi me Kryeqytetin dhe planifikimi i përbashkët.

“A nuk ka trashëgimi kulturore tash aty ku po e bllokoni ‘Ishullin Urban’, projekt që lidh 30.000 banorë me qendrën?”, shkroi Rama.

Ai pretendoi gjithashtu se Teatri Kombëtar dhe Muzeu Kombëtar i Kosovës janë të mbyllur prej pesë vjetësh, duke e vënë këtë përballë propozimit për Operën. Këto pohime i paraqiti si pjesë të kritikës ndaj menaxhimit të institucioneve kulturore nga pushteti qendror.

Rama tha se shqetësimi i tij është që qytetarët të mos mbeten pa Operën dhe ftoi institucionet të bashkëpunojnë për realizimin e saj.

“Ne jemi të gatshëm ta ndajmë hapësirën, t’i angazhojmë ekspertët më të mirë që kemi dhe t’ju ndihmojmë të koordinohemi në çdo hap”, shkroi ai, duke e lidhur ofertën me krijimin e një hapësire të denjë për artistët.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top