Politikë

Specialja ka devijuar nga ajo që është votuar

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke thënë se ajo ka devijuar nga qëllimi për të cilin është votuar në Kuvendin e Kosovës. Hamza e cilësoi gjykimin…

Specialja ka devijuar nga ajo që është votuar
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke thënë se ajo ka devijuar nga qëllimi për të cilin është votuar në Kuvendin e Kosovës.

Hamza e cilësoi gjykimin si një proces të rëndë për vendin dhe theksoi se kjo çështje lidhet me historinë dhe të ardhmen e Kosovës.

Ai tha se krijimi i gjykatës dhe ndryshimi i Kushtetutës u mbështetën në një raport me akuza të rënda, të cilat, sipas tij, nuk mund të vërtetohen.

“Jam i sigurt që nuk ka asgjë në ato akuza. Ato nuk mund të faktohen as me prova as me fakte”, deklaroi Hamza.

Kreu i PDK-së kujtoi se gjykatën e votuan edhe njerëzit që kontribuuan në rrugën e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.

“Që ka deviju Gjykata nga ajo që është votuar, është shumë e vërtetë”, tha ai.

Hamza shtoi se kanë kërkuar drejtësi dhe vazhdojnë të besojnë në të.

Scroll To Top