Shtëpia e Bardhë heq CNN nga udhëtimi i Trumpit
Shtëpia e Bardhë e ka hequr CNN nga grupi televiziv i caktuar për të mbuluar udhëtimin e presidentit Donald Trump në Tennessee, sipas udhëzimeve të saj për mediat. Presidenti pritet…

Shtëpia e Bardhë e ka hequr CNN nga grupi televiziv i caktuar për të mbuluar udhëtimin e presidentit Donald Trump në Tennessee, sipas udhëzimeve të saj për mediat. Presidenti pritet të marrë pjesë në një ndeshje futbolli universitar në Knoxville.
CNN raportoi të premten se ishte planifikuar të udhëtonte të shtunën me presidentin në Air Force One, për të realizuar mbulimin në emër të rrjeteve kryesore televizive. Në programin e publikuar më pas nga Shtëpia e Bardhë, CNN nuk figuronte në grup dhe nuk ishte njoftuar ndonjë rrjet zëvendësues.
Përjashtimi vjen pas urdhrit të një gjykatësi të enjten për rikthimin për 14 ditë të kredencialeve të gazetarëve të CNN, MS NOW dhe Politico, të cilëve administrata ua kishte ndaluar aksesin në Shtëpinë e Bardhë. Ky urdhër nuk kërkonte drejtpërdrejt rikthimin e CNN në grupin televiziv që mbulon udhëtimet presidenciale.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


