Shqiptarët në Teksas paralajmërojnë protestë për ish-krerët e UÇK-së
Komuniteti shqiptar në Teksas pritet të protestojë sot, më 28 shtator, në Austin, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Sipas njoftimit për protestën, tubimi…

Komuniteti shqiptar në Teksas pritet të protestojë sot, më 28 shtator, në Austin, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Sipas njoftimit për protestën, tubimi është planifikuar në orën 13:00, pranë Kapitolit të Teksasit.
Organizatorët kërkojnë drejtësi dhe gjykim të drejtë për ish-krerët e UÇK-së. Ata e paraqesin protestën si kundërshtim ndaj asaj që e konsiderojnë ndjekje politike ndaj tyre.
Tubimi është paralajmëruar pas aktgjykimit të 16 shtatorit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


