Shqiptarët në Lozanë: “Drejtësi, jo politikë” për ish-krerët e UÇK-së
Shqiptarë të diasporës protestuan të shtunën në Lozanë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, me pankarta që mbanin thirrjen “Drejtësi, jo politikë”. Sipas Albinfo.ch, tubimi u organizua nga shoqata “Shoqëria…

Shqiptarë të diasporës protestuan të shtunën në Lozanë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, me pankarta që mbanin thirrjen “Drejtësi, jo politikë”. Sipas Albinfo.ch, tubimi u organizua nga shoqata “Shoqëria e Re” përpara Palais de Rumine, në Place de Riponne.
Pjesëmarrësit kërkuan lirimin e ish-krerëve të UÇK-së dhe kundërshtuan vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë, të cilin e konsiderojnë të padrejtë. Në pankarta u shfaqën edhe mesazhet “Jo në emrin tim” dhe “Liri çlirimtarëve”.
Sipas të njëjtit raportim, në tubim morën pjesë familje me fëmijë, të rinj dhe të moshuar. Protestuesit mbajtën flamuj kuqezi, simbole të UÇK-së dhe fotografi të ish-krerëve të saj.
Tubimi në Lozanë pasoi manifestime të tjera të diasporës shqiptare në qytete evropiane, përfshirë protestën e 27 shtatorit në Gjenevë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


